Vlorë- Qindra pasagjerë kanë hyrë brenda orëve të fundit në vend nga porti i qytetit për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Për datën 20 dhjetor në port janë regjistruar 288 pasagjerë të mbërritur dhe 46 anëtarë ekuipazhi.
Bashkë me ta kanë hyrë edhe 74 automjete, 1 automjet në manifest, 1 minivan, 4 minibusë, 24 kamionë, 1 bisarkë, 4 trailerë, 6 furgonë si dhe 2 motoçikleta.
Ndërkohë autoritetet portuale janë në gatishmëri për të përballuar fluksin në rritje të ditëve në vijim, ndërsa pritet që numri i udhëtarëve të shtohet ndjeshëm me afrimin e festave jo vetëm në Vlorë, por edhe në qytetet e tjera të vendit. Versus.al

