AKTUALITET /

Karamele me metale u hodhën në tregun shqiptar? AKU zbulon të vërtetën e këtij lajmi

Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me deklarata e bëra sot nga Partia Demokratike, të cilat i konsiderojnë të pavërteta, lidhur me futjen në vendin tonë të lëpirësve apo karamele me përmbajtje gozhe.

Shkruar nga Versus

Karamele me metale u hodhën në tregun shqiptar? AKU zbulon të

Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me deklarata e bëra sot nga Partia Demokratike, të cilat i konsiderojnë të pavërteta, lidhur me futjen në vendin tonë të lëpirësve apo karamele me përmbajtje gozhe.

AKU sqaron se për këtë produkt, njoftimi nga sistemi RASFF ka ardhur më datë 18.1.2024, ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

Menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, AKU thotë se ndërmori hapat për verifikimin e rastit në terren dhe verifikimin e dokumentacionit të importit nga Pikat e Inspektimit Kufitar.

Reagim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e vlerëson të arsyeshme për të sqaruar opinionin publik, mbi deklaratën e pavërtetë dhe të pabazuar në fakte, mbi mosbllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të produktit lëpirëse për fëmijë, “të supozuar me prani gozhde”.

Sqarojmë opinionin publik se për këtë produkt , njoftimi nga sistemi RASFF ka ardhur më datë 18.1.2024 , ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

Menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, AKU ndërmori hapat për verifikimin e rastit në terren dhe verifikimin e dokumentacionit të importit nga Pikat e Inspektimit Kufitar (P.I.K)

Pas shqyrtimit të të dhënave nga PIK, rezultoi se produkti “Johny Bee Straëberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskaëkoëym” (lëpirëse/ mini karamele, me luleshtrydhe) me LOT: KD4354 dhe Datë Skadence: 29/04/2026 nuk është importuar në Republikën e Shqipërisë dhe për pasojë NUK ËSHTË SHPËRNDARË në tregjet e vendit tonë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gadishmëri të plotë në kryerjen e misionit të tij, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrotjen e shëndetit të konsumatorit.

Poll