AKTUALITET /

Rreth 60 mijë euro në banesë, arrestohet mjeku imazherist që u merrte para pacientëve për eko

Gjithashtu gjatë orarit të punës në spitalin shtetëror, mjeku 66 vjeçar vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Shkruar nga Versus

Rreth 60 mijë euro në banesë, arrestohet mjeku imazherist që

Fier- Një mjek imazherist në spitalin rajonal është arrestuar nga policia pasi dyshohet se u merrte para pacientëve për të kryer ekot ndërkohë që duhej ta bënte falas.

Hetimet ndaj 66 vjeçarit Gëzim Taullaj, vijonin prej 4 muajsh, ndërsa u arrestua në flagrancë teksa merrte një shumë parash të një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Gjithashtu gjatë orarit zyrtar të punës, mjeku vizitonte pacientë në dy klinika të tjera private në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll