AKTUALITET /

Prej muajsh në kërkim për dhunimin e gardianit të burgut të Fierit, arrestohet i riu! Pranga shokëve që e fshehën

I arrestuari së bashku me 3 persona të tjerë më 11 mars të këtij viti kanë dhunuar me grushte gardianin e burgut të Fierit me pretendimin se nuk ishte sjellë mirë me njërin prej shokëve të tyre në burg.

Shkruar nga Versus

Prej muajsh në kërkim për dhunimin e gardianit të burgut

Tiranë- Forcat “Operacionale” kanë arrestuar një 32 vjeçar të shpallur në kërkim për dhunimin e gardianit të burgut të Fierit, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë.

Në pranga ka rënë Elvis Roshi, 32 vjeç me banim në Fier. Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 persona të cilët e shoqëronin të cilët dyshohen se e kanë ndihmuar që t’i fshihej policisë. Konkretisht janë arrestuar edhe E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues në Fier.

Dhuna ndaj gardianit ndodhi më 11 mars të këtij viti pasi 32 vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij akuzonin punonjësin se nuk ishte sjellë mirë me njërin prej shokëve të tyre që vuante dënimin në burgun e Fierit. Në qershor, u arrestua edhe Marteos Pasha, njëri prej dhunuesve i cili më parë ishte dënuar për vrasje. Versus.al

Poll