Alma Bime, drejtoresha e Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në ministrinë e Brendshme ka përfunduar së fundmi në prangat e policisë pasi theu masën e arrestit në shtëpi të caktuar disa javë më parë nga gjykata e Tiranës.
43 vjeçarja dyshohet se pasi ka thyer masën e arrestit, ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëshortit të saj.
Kujtojmë se Alma Bime, u shoqërua në polici në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio. Versus.al


