
Durrës- Alfred Dumi, biznesmeni i dënuar në mungesë me 2 vite burg për një dëm prej 3 miliardë lekësh (të vjetra) ndaj shtetit, është arrestuar së fundmi pasi u përfshi në një aksident me makinë.
32 vjeçari në vitin 2022 rezultonte se kishte lëshuar fatura fiktive të biznesit që administronte me qëllim shmangien e TVSH. Së bashku me 12 subjekte të tjera, ai i shkaktoi shtetit një dëm të madh ekonomik. Në 2024-ën gjykata e e Tiranës e kishte dënuar në mungesë me 2 vite burg për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Ai u përfshi në një aksident të ndodhur në zonën e Sukthit ku mbeti i plagosur lehtë pasagjeri që ndodhej në makinë me të. Pas verifikimeve, u zbulua se 32 vjeçar drejtonte makinën në gjendje të dehur. Versus.al

