Elisabeta Dosti, biznesmenia e marrë nën hetim pak javë më parë nën dyshimin se kishte përvetësuar pasurinë e firmës “Prodhim Veshje nr.2” pa ndarë fitimet me aksionerët e tjerë, është liruar së fundmi nga arresti shtëpiak.
Në njoftimin zyrtar të prokurorisë së Tiranës, theksohej se Dosti dyshohej për “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” duke përfituar 1 milion euro pasuri.
Pas vendimit të gjykatës së Apelit për ta liruar nga masa e arrestit shtëpiak, biznesmenia tha se rrëzohen akuzat publike të bëra ndaj saj.
“Ky vendim përbën një akt të qartë drejtësie dhe rrëzon bazën mbi të cilën u ndërtuan akuzat publike. Nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm, nuk kam përvetësuar pasuri, nuk kam falsifikuar dokumente dhe nuk kam dëmtuar interesat e askujt. Çdo pretendim i kundërt ka qenë i pabazuar”- mësohet të jetë shprehur ajo. Versus.al



