BOTA /

Arrestohet Tiktokerja e njohur, përplasi për vdekje një këmbësor gjatë një transmetimi live

Ngjarja e rëndë ndodhi në një periferi të Çikagos; 43-vjeçarja akuzohet për vrasje nga pakujdesia

Shkruar nga Versus

Arrestohet Tiktokerja e njohur, përplasi për vdekje një

Një tiktokere është arrestuar në Shtetet e Bashkuara, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor teksa po drejtonte makinën gjatë një transmetimi live në rrjetet sociale. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, duke cituar policinë dhe familjarët e viktimës.

E dyshuara quhet Tynesha McCarty Wroten, 43 vjeçe, e njohur në TikTok me pseudonimin “Tea Tyme”. Ngjarja ka ndodhur në një periferi të Çikagos, në qytetin Zion, në shtetin e Illinois.

Arrestohet Tiktokerja e njohur, përplasi për vdekje një

Viktima është identifikuar si Darren Lucas, 59 vjeç, sipas deklaratës së togerit Paul Kehrli nga Departamenti i Policisë së Zionit. Ai humbi jetën pasi u godit nga automjeti që drejtohej nga Wroten.

Dhëndri i viktimës, Chris King, ka bërë të ditur se familja është informuar nga autoritetet se Wroten akuzohet për vrasje nga pakujdesia. “Unë dhe familja ime jemi të lehtësuar që shohim se drejtësia po vepron”, është shprehur ai për mediat.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa rasti ka rihapur debatin mbi rrezikun e përdorimit të rrjeteve sociale gjatë drejtimit të automjeteve dhe pasojat tragjike që mund të sjellë kjo sjellje./VERSUS

Poll