AKTUALITET /

KLP pezullon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka

Zarka është arrestuar 2 ditë më parë nga SPAK pas zbërthimit të bisedave në SKYECC. 

Shkruar nga B.SH

KLP pezullon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarkën.

Zarka është arrestuar 2 ditë më parë nga SPAK pas zbërthimit të bisedave në SKYECC. 

Ndaj kreut të Prokurorisë së Vlorës rëndojnë 3 akuza: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim (iii)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Sipas SPAK, nga hetimet paraprake të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Aurel Zarka, Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë pranuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të funksionarëve të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre./Versus.al

Tags:

aurel zaka

Poll