AKTUALITET /

Koçiu: Do të rrisim pagat në Policinë e Shtetit, përfitojnë rreth 720 punonjës!

Rreth 720 efektivë të strukturave elitare të Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash nga fondi i vitit 2026. Sipas ministres Albana Koçiu, masa synon të shpërblejë punonjësit në vijën e parë të rrezikut dhe të mbajë në sistem efektivët më të mirë.

Shkruar nga Versus
Koçiu: Do të rrisim pagat në Policinë e Shtetit,
Albana Koçiu

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, njoftoi se rreth 720 punonjës të Policia e Shtetit do të përfitojnë rritje pagash, sipas një fondi të parashikuar në buxhetin e vitit 2026.

Sipas saj, masa synon të shpërblejë efektivët që shërbejnë në vijën e parë të rrezikut dhe të mbajë në sistem punonjësit më të kualifikuar.

Rritja prek tre struktura kryesore: RENEA, forcat kombëtare të sigurisë dhe ato operacionale. Pas ndryshimeve, një inspektor në RENEA pritet të marrë rreth 1600 euro, ndërsa drejtuesit deri në 2300 euro.

Në forcat operacionale, paga për inspektorët arrin rreth 1200 euro, ndërsa për komisarët 1600–1700 euro.

“Kemi propozuar një rritje të re pagash përsa i përket punonjësve të policisë së shtetit, janë rreth 720 punonjës të cilët do të përfitojnë një rritje të mëtejshme dhe është rritje që shpërblen të gjithë ata efektivë, që përballen dhe që janë në vijën e parë të rrezikshmërisë me të gjithë ata kryejnë vepra të rrezikshme.

Bëhet fjalë për 3 struktura RENEA forcat kombëtare të sigurisë dhe ato operacionale. Janë është një fond pagash që është parashikuar në vitin 2026. Me rritjen që këto kategori marrin tani, mjafton të them që një inspektor i thjeshtë kalon në një pagë 1600 euro, ndërsa për një drejtues në RENEA 2300 euro. Për forcat operacionale, grada inspektor 1200 dhe ajo komisar 1600 dhe 1700 euro. Është një politikë rritje page, e cila tregon me vepra mbështetjen që japin punonjësit e policisë së shtetit. Dhe nga ana tjetër është një rritje që mundëson ruajtjen e efektivëve më të mirë në këto trupa policore”, tha Koçiu./Versus.al

Poll