Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, do të shprehin vullnetin e tyre me votë, për herë të parë edhe shqiptarët të cilët jetojnë jashtë trojeve shqiptare.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e regjistrimit të emigrantëve në 11 janar dhe pritet të zgjasë deri në 4 mars. Megjithatë burime për Versus.al sugjerojnë se kjo date mund të shtyhet për shkak të aplikimeve të pavlefshme.Kjo do të vendoset në javët në vazhdim pasi procesi vijon me ritme të shpejta.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën e mbi 98 mijë aplikimeve, ndërsa deri sot në orën 16:30 janë miratuar mb 62 mijë kërkesa, duke e tejkaluar aprovimin për gjysmën e tyre.
Kjo votë do të zëjë një pjesë të rëndësishme në procesin zgjedhor, me kontributin e shqiptarëve nga e gjithë bota. /Versus.al/







