AKTUALITET /

Lezhë/ Shoferi i furgonit të ministrisë pëson atak kardiak gjatë udhëtimit, mjeti me 4 pasagjerë përfundon në kanal

Një 50 vjeçar, shofer i furgonit të ministrisë së Shëndetësisë ka ndërruar jetë pasi pësoi një atak kardiak ndërsa udhëtonte në aksin “Lezhë-Laç”.

Shkruar nga Versus

 

Lezhë/ Shoferi i furgonit të ministrisë pëson atak kardiak

Lezhë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme (23 maj) në aksin Lezhë-Laç.

Shoferi i furgonit të ministrisë së Shëndetësisë, i identifikuar si A.S, 50 vjeç dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërsa furgoni ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Fatmirësisht personat e tjerë që ndodheshin në furgon janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: