AKTUALITET /

Meta kërkon lirimin nga qelia, caktohet data kur Gjykata e Lartë merr vendimin për të

Shkruar nga Versus

Meta kërkon lirimin nga qelia, caktohet data kur Gjykata e Lartë merr

Më 27 shkurt, Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim rekursin e paraqitur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kërkon lirimin e tij nga paraburgimi ku po mbahet që prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Në dhomë këshillimi, gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, do të shqyrtojnë rekursin e bërë nga Meta dhe nga ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ndaj së cilës ka një masë sigurise “detyrim paraqitje”.

Kreu i PL në rekursin e dorëzuar për lirimin e tij, pretendon se mbahet në qeli padrejtësisht dhe se të paktën të hetohet në gjendje të lirë duke pasur parasysh rolin e tij si kreu i një partie opozitare para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

SPAK po heton Metën dhe Kryemadhin nën dyshimet se kanë kryer veprat penale të pastrimit të parave, korrupsionit pasiv dhe fshehjes të të ardhurave.

Më herët organi i akuzës urdhëroi sekuestrimin e dy vilave, njërës në pronësi të Metës e Kryemadhit dhe tjetrën në pronësi të Fatime Kryemadhit. Pas rekursit të bërë nga Kryemadhi, vila e nënës së saj u lirua nga sekuestro. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: