AKTUALITET /

Misteri i vrasjes së palestinezes në Tiranë/ Dyshohet se çifti hyri me dokumente false

Alwan u gjet e vrarë më 27 shkurt në një apartament ku ajo së bashku me Fadi Alwan kishin marrë me qira në kryeqytet.

Shkruar nga Versus

Misteri i vrasjes së palestinezes në Tiranë/ Dyshohet se

Ka kaluar pothuajse një javë dhe misteri për vrasjen e 24 vjeçares palestineze Rayyan Alwan  shtohet çdo ditë.

Alwan u gjet e vrarë më 27 shkurt në një apartament ku ajo së bashku me Fadi Alwan kishin marrë me qira në kryeqytet.

I paqartë gjithashtu është dhe raporti mes të dyve, pasi hetimet vazhdojnë nëse Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan ishin çift apo babë e bijë. 

Pas kërkesës së Shqipërisë për të informuar prindërit e të ndjerës, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se kanë dyshime se Fati Alwan, një burrë 49-vjeçar, mund të jetë babai i Rayyan, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Sipas gazetarit Esido Barkaj autori i dyshuar ka kryer krimin dhe ka fshirë çdo gjurmë më pas. Gazetari thekson se se trupi i pajetë është gjetur përmbys në një krevat 5 ditë dhe se autori mund të ketë qëndruar një natë me viktimën.

"Autori i dyshuar, sapo ka kryer krimin, ka fshirë çdo gjurmë. Policia ka gjetur në banesë vetëm 10 monedha. E kanë pasur të pamundur identifikimin e tyre për shkak se ishin edhe shtetas të huaj. Vetë pronarja e banesës nuk kishte marrë një mjet identifikimi. Përmes kamerave të sigurisë, jo vetëm të zonës, por edhe nga kamerat në aeroport më datë 19 shkurt, kur ata kanë mbërritur në vendin tonë, policia ka bërë të mundur identifikimin e çiftit. Pista hetimore ka të bëjë ose me një krim pasioni, ose me një krim për shkak të marrëdhënieve familjare, kjo sepse ka dyshime se çifti, ose nëse janë baba e bijë, kanë ardhur në Shqipëri kastile për të kryer krimin. Ata kanë disa vite që jetojnë në Gjermani. Sapo kanë mbërritur në Rinas, ata kanë shkuar në banesën e marrë me qira. Më datë 22, 49-vjeçari u largua drejt Greqisë. Dyshohet se trupi i pajetë është gjetur më 27 shkurt, pra 5 ditë më pas. Trupi është gjetur përmbys në një krevat, me plagë në bark. Krimi mund të ketë ndodhur edhe më datë 21, dhe një natë autori ka qëndruar me viktimën. Nga Athina ai ka ikur në Holandë dhe më pas dyshohet se ka ikur në Gjermani. Ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij”, është shprehur gazetari.

Gjithashtu hetuesit kanë ngritur dyshime serioze në lidhje me identitetin e dy individëve, Rayyan Alëan dhe Fadi Alwan, të cilët mbërritën në Shqipëri si turistë më 19 shkurt, duke përdorur dokumenta greke.

Sipas burimeve të A2 CNN, ekziston një dyshim i fortë se këto dokumente mund të jenë të falsifikuara dhe se emrat e tyre të vërtetë mund të jenë të ndryshëm. Po atë ditë, dyshja kishte marrë me qira një banesë, ku më vonë, më 22 shkurt, ndodhi krimi i rëndë.

Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, hetuesit besojnë se Fadi Alwan, 49-vjeçari palestinez, është kryesor i dyshuar për vrasjen.

Dyshohet se ai fillimisht ka kryer një vepër dhune, më pas e ka vrarë viktimën me një thikë dhe e ka mbuluar trupin e saj me një çarçaf.

Gjithashtu, dyshohet se ai ka marrë me vete të gjitha mjetet e identifikimit, telefonin dhe sendet personale të viktimës, para se të largohej nga Shqipëria.

Sipas hetimeve, Fadi Alwan ka lëvizur fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Holandë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar bashkëpunimin e policive europiane për të gjurmuar dhe arrestuar të dyshuarin./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: