AKTUALITET /

Ndërmjetësi mes Martinajt dhe Dumanit për planin e vrasjes, SPAK kërkon konfiskimin e 28 pasurive të Elvin Merlikës

Sipas SPAK, përmes Elvin Merlikës, biznesmeni i shumëkërkuar Ervis Martinaj i ofroi vrasësit me pagesë Nuredin Dumani 500 mijë euro si pagesë për ekzekutimin e Indrit Dokles, ish-kreut të bandës së Durrësit.

Shkruar nga Versus
Ndërmjetësi mes Martinajt dhe Dumanit për planin e vrasjes, SPAK
Ervis Martinaj dhe Nuredin Dumani

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e 28 pasurive të Elvin Merlikës, të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për përfshirje në grup kriminal dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Në listën e pasurive të sekuestruara janë disa kompani si “M.S.G Security”, hotel “Zeus Garden” dhe “London Eye” si dhe apartamente, makina dhe sipërfaqe toke të cilat dyshohet se janë siguruar nëpërmjet veprimtarive kriminale.

Sipas SPAK, Merlika ka bashkëpunuar në planin e parealizuar të Ervis Martinajt për të ekzekutuar kundërshtarin e tij Indrit Doklen. Në dosje thuhet se Elvis Merlikaj është takuar në Kosovë me vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin dhe i ka dhënë këtij të fundit telefonin me të cilin foli me biznesmenin e lojërave të fatit Ervis Martinaj. Në komunikimin e bërë, Dumanit iu ofruan 500 mijë euro nga Martinaj për të kryer vrasjen e Dokles.

Këtë rrëfim e ka bërë vetë vrasësi me pagesë i cili tashmë është kthyer në të penduar të drejtësisë. Merlika është në arrati prej majit të vitit 2022 kur u realizua operacioni “Plumbi i artë”, por ai nuk u gjet në banesën e tij.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.

49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.

100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.

Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.

Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).

9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme. Versus.al

Poll