Barush alias Bajram Bregu, 39 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi dje qëlloi me armë zjarri në ajër në lagjen Kiras gjatë ndjekjes së automjetit, ku një tjetër person është arrestuar.
Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës, me të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve dhe vrasjeve të porositura për llogari të grupit Lici.
Ai dyshohet se i kishte siguruar armën autorit të vrasjes së dyfishtë më 8 shtator 2025, ku mbetën të vrarë Liridon Krajë dhe Armaldo Pali, ndërsa kamerierja e lokalit u plagos aksidentalisht dhe shënjestër ishte Erogen Bajri.
Bregu ka precedent penal të gjatë: në vitin 2012 ndryshoi emrin nga Bajram në Barush, është i dyshuar për ngjarje të tjera të rënda kriminale në Shkodër, si dhe për “trafikim të lëndëve narkotike”.
Në maj 2019, ai u arrestua në Tiranë nga RENEA pas një operacioni të koordinuar, për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Autoritetet po vijojnë hetimet dhe ndjekjen intensive për kapjen e tij, duke e konsideruar një nga personat më të rrezikshëm për sigurinë publike në qarkun e Shkodrës./Versus.al


