AKTUALITET /

Nga qelia, Veliaj reagon për punët e Bashkisë: Ata që kanë aplikuar për kredi të butë…

Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj përsërit qëndrimin e tij se ndodhet në qeli pa akuza dhe i dënuar pa gjyq.

Shkruar nga Versus

Nga qelia, Veliaj reagon për punët e Bashkisë: Ata që

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sërish ka reaguar nga qelia, por këtë herë për punët e institucionit që i drejton, edhe pse në burg.

Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj përsërit qëndrimin e tij se ndodhet në qeli pa akuza dhe i dënuar pa gjyq.

Po ashtu, Veliaj u bën thirrje çifteve të reja që kanë fituar në fazën e parë për kredi të butë, që të nxitojnë për të dorëzuar dokumentet për fazën e dytë.

“Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku u shpallën fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë.

Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 4 Mars. Çdokush që është shpallur fitues i Fazës së Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 Mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni! Përqafime”, shkruan Veliaj.

Tags:

veliaj bashki

Poll