AKTUALITET /

Ngjarja e rëndë në Itali, ky është shqiptarit që masakroi për vdek*e gruan në Itali!

Mediat italiane kanë publikuar foton e 50 vjeçarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Nazif Muslijës i cili rrahu për vdekje bashkëshorten e tij, Sadjide Muslijën.  Sadjide Muslija po me origjinë nga Maqedonia e Veriut, u gjet e pajetë në banesën e saj në Pianello Vallesina, në provincën e Anconës, ditën e djeshme.

Shkruar nga Versus
Ngjarja e rëndë në Itali, ky është shqiptarit që
Foto montazh: Pamej nga vendi i ngjarjes dhe Nazif Muslija

Mediat italiane kanë publikuar foton e 50 vjeçarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Nazif Muslijës i cili rrahu për vdekje bashkëshorten e tij, Sadjide Muslijën. 

Sadjide Muslija po me origjinë nga Maqedonia e Veriut, u gjet e pajetë në banesën e saj në Pianello Vallesina, në provincën e Anconës, ditën e djeshme.

Autoritetet italiane e kanë klasifikuar rastin si një femminicid, ndërsa i dyshuar i krimit është bashkëshorti i saj, 50 vjeçari, i cili është shpallur në kërkim.

Si u zbulua ngjarja

Sadjide nuk ishte paraqitur në punë atë mëngjes, duke shkaktuar shqetësim tek punëdhënësi i saj, i cili kontaktoi autoritetet.

Kur karabinierët hynë në banesë, ajo u gjet e shtrirë në shtrat, me shenja të qarta dhune fizike. Sipas hetuesve, gruaja dyshohet të jetë goditur për vdekje gjatë natës.

Burri i saj, Nazif Muslija, nuk ishte paraqitur në punë dhe rezulton i zhdukur prej mëngjesit të së njëjtës ditë.

Policia italiane po e kërkon intensivisht, ndërsa pista kryesore mbetet dhuna në familje e ushtruar prej tij.

Histori dhune e përsëritur

Mediat italiane kanë raportuar se marrëdhënia mes çiftit ishte e mbushur me konflikte të rënda. Në një episod të mëparshëm:

Nazif Muslija kishte hyrë në dhomë me një sëpatë, kishte thyer derën dhe e kishte kërcënuar bashkëshorten.

Për këtë ngjarje ai ishte arrestuar në prill 2025 për dhunë në familje.

Në korrik, pas një marrëveshjeje gjyqësore dhe pasi gruaja hoqi dorë nga kërkesa për ndarje, çifti u ribashkua dhe rifilloi bashkëjetesën.

Vetëm pak muaj pas kthimit të tyre, marrëdhënia përfundoi me një tragjedi të parashikuar prej historikut të rëndë të dhunës.

 Hetimet dhe kërkimet

Karabinierët e Anconës, së bashku me njësitë shkencore të hetimit, po punojnë për të rindërtuar dinamikën e vrasjes. Sipas burimeve hetuese:

Nazif Muslija dyshohet se është larguar me një makinë të vogël pas kryerjes së krimit.

Në banesë janë sekuestruar prova materiale që do të analizohen për të përcaktuar mjetin e përdorur dhe orën e saktë të vdekjes.

Policia italiane ka aktivizuar një operacion të gjerë kërkimi në të gjithë zonën e Marche-s dhe rajonet përreth.

Reagime nga autoritetet italiane

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitet dhe në politikën lokale. Përfaqësuesit e rajonit Marche e kanë cilësuar vrasjen si “një humbje e rëndë” dhe kanë bërë thirrje për masa më të ashpra kundër autorëve të dhunës në familje.

Kreu i rajonit deklaroi se ky rast “tregon edhe një herë se sa të pambrojtura mund të mbeten viktimat, edhe kur rastet e dhunës janë të dokumentuara.”

Tragjedi që ngre pikëpyetje të forta

Rasti i Sadjide Muslija rikthen në qendër të debatit dështimet e mekanizmave mbrojtës për viktimat e dhunës në familje. Pavarësisht, denoncimeve të mëparshme,arrestimit të bashkëshortit,
dhe historisë së dhunës ekstreme, institucionet nuk arritën të parandalonin përshkallëzimin e situatës në femmicid.

Komuniteti i Pianello Vallesina është shokuar, ndërsa fqinjët thonë se çifti jetonte shpesh mes konflikteve të forta./Versus.al

 

 

Poll