
Ilir Vrenozi, një prej simpatizantëve më të njohur në PD ka reaguar lidhur me takimin që Ervin Salianji mbajti në Durrës për ristrukturimin e partisë ku tha se duhej një ndryshim i madh për të mposhtur Edi Ramën. Vrenozi reagoi ndaj kritikuesve që e konsideruan këtë si një tjetër përçarje në PD.
Teksa shprehu revoltën e tij për këtë mënyrë të të menduarit, Vrenozi tha se PD po bëhej njëjtë si PS duke i konsideruar “armiq” ata që mendojnë ndryshe.
“Shikoj ca aty që shkruani, jo armik Sorosi e çfarë thoni. Po bëhemi si Partia Socialiste. Ore thuaj shyqyr që ka mendje ndryshe se këtu edhe u përshëndet PD. Që do të thotë këtu janë të gjithë demokratë që kanë dhënë kockat aty. Ju tani thoni nëse mendon ndryshe të quajnë armik.
Kush është demokrat i thotë bravo që doli të japë mendim ndryshe. Gjysma e atyre aty duan të flasin si Salianji dhe nuk flasin se ka frikë. Këtij bravo i qoftë që flet e thotë mendimin ndryshe”- u shpreh Vrenozi mes të tjerash. Versus.al

