AKTUALITET /

Ngjarje e rëndë në Lezhë, punëtori 32 vjeçar bie nga pallati ku punonte dhe vd*s në vend

Pavarësisht tragjedive të shpeshta të ngjashme, ende nuk ka masa konkrete për të siguruar jetën e punëtorëve të ndërtimit.

Shkruar nga Versus
Ngjarje e rëndë në Lezhë, punëtori 32 vjeçar bie
Foto nga vendngjarja

Lezhë- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin ku një 32 vjeçar ka humbur jetën.

I riu ka rënë nga lartësia e kantierit të pallatit ku po punonte në ndërtim dhe si pasojë e plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, por duket se ende nuk ka një strategji të mirëfilltë për të mbrojtur me çdo kusht jetën e punëtorëve të cilët për të siguruar të ardhura për familjen bëjnë punë të tilla me mjaft rrezik siç është ndërtimi. Versus.al

Poll