Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 25-vjeçarit Fabjo Arifaj dhe dhunimin me sende të forta të shokut të tij, Grisjan Latifaj, ngjarje që ndodhi tek mbikalimi i Domjes.
Sipas burimeve zyrtare, policia ka rindërtuar dinamikën e konfliktit duke analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.
Hetimet tregojnë se sherri ka nisur papritur dhe për motive banale, mes dy grupeve të të rinjve që ndodheshin në dy automjete të ndryshme.
Pas të shtënave me armë, autorët janë larguar me makinën e tyre, e cila më pas u gjet e braktisur në një rrugicë afër vendngjarjes.
Dyshohet se ata kanë vijuar arratisjen me një mjet tjetër ose janë larguar në këmbë, ndoshta me ndihmën e personave të tjerë./Versus.al







