AKTUALITET /

Një foto e vajzës në kalë i kushtoi jetën turistit në Berat! Keli Hoxha s'pranoi t’i jepte lekët autorit

Shkruar nga Versus

Një foto e vajzës në kalë i kushtoi jetën turistit   
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 42-vjeçarit Keli Hoxha në kalanë e Beratit. Mësohet se turisti nga Tirana u qëllua me thikë nga Kristo Mema pas një debati mes tyre.

Mësohet se viktima, Keli Hoxha, kishte kërkuar t'i bënte foto vajzës së tij të vogël me kalin e Kristo Memës i cili i bënte xhiro turistëve në kala, por ky i fundit ka kërkuar lekët ndërsa Hoxha nuk ka pranuar. Në debat e sipër, Mema ka qëlluar Hoxhën me thikë.

Keli Hoxha mësohet se u vra në sy të dy fëmijëve, gruas dhe nënës së tij. Familja Hoxha mësohet se kishin shkuar për të kaluar një ditë ndryshe në kalanë e Beratit, por tragjedia ndodhi.

Autori i kësaj ngjarjeje është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi rezulton të jetë dënuar me 25 vite burg për një vrasje në Greqi. Pasi kreu dënimin, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha ishte rikthyer në vendlindje, ku kishte nisur punë në zonën turistike të Kalasë së Beratit dhe u ofronte turistëve xhiro me kalin e tij. Versus.al

Poll