AKTUALITET /

Dumani si asnjëherë më parë, bëhet “melankolik” në prag të ikjes: SPAK, sfida ime më e madhe

Shkruar nga Versus

Dumani si asnjëherë më parë, bëhet
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanit ka zbritur këtë të martë në Gjirokastër, për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së një projekti të Bashkimit Europian.

Pjesë nga fjala e Altin Dumanit:

Do të jem sërish prokuror. Jam futur në vitin e 26 të karrierës time si prokuror dhe e kam pasion, e dua punën që unë bëj, pavarësisht nga postet që kam pasur, që nga oficeri i policisë gjyqësore, prokuror,  prokurori në nivele të ndryshme prokurorie, në shkallë të parë në Apel. Dhe patjetër që unë nuk e shoh veten time veçse si prokuror.

Patjetër sfida më e madhe e karrierës sime ngelet drejtimi i SPAK. Një detyrë e cila kërkon një angazhim, përfshirje të plotë, përgjegjësi shumë e madhe, nga ana tjetër një privilegj shumë i madh që të drejtosh një strukturë të tillë në momente kaq të rëndësishme për shtetin shqiptar. Por, që jam përpjekur ta përballoj me profesionalizëm, me integritet dhe patjetër duke u angazhuar natë e ditë në përmbushje të detyrës. Për mua është privilegj shumë i madh të jesh drejtues i SPAK.

 Ka pasur edhe sfida të tjera, por këtë do konsideroja si sfidën më të madhe dhe kjo është dhe një këshillë për ju studentët, nëse ti e do punën që bën, i përkushtohesh asaj, patjetër sfidat përballohen, patjetër që sfidat nuk përballohen vetë, Kam pasur një trupë prokurorësh tamam të posaçëm me integritet dhe profesionalizëm të cilët ata janë motori i SPAK, që kanë kryer hetimit më të rëndësishme në atë strukturë dhe falenderimi shkon për ta.

Poll