POLITIKË /

''Ka një komplot kundër Ramës''. ish-deputeti zbulon çfarë 'bluhet' në PS: Nuk e duan triumfin në Tiranë

Sula tha se pavarësisht se nuk kanë dalë në sipërfaqe, brenda PS ka përçarje shumë të madhe.

Shkruar nga Versus

''Ka një komplot kundër Ramës''. ish-deputeti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur në emisionin ‘Real Story’ për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës duke theksuar se brenda Partisë Socialiste po ‘gatuhet’ një komplot kundër kryeministrit Edi Rama dhe se ka përçarje mes figurave të ndryshme.

Sula tha se ka persona brenda PS që nuk e mbështesin kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Tiranën, teksa shtoi se ka konflikte të brendshme të cilat ende nuk janë bërë publike.

“Situata në Tiranë është shumë më e komplikuar. Përveç Ramës që kërkon fitoren në Tiranë, ka të tjerë brenda PS që nuk duan triumfin e Manastirliut. Brenda PS ka probleme shumë të forta, pavarësisht nuk janë shfaqur. Ka një komplot ndaj Ramës. Rama kërkon të kontrollojë gjithçka, por që të ketë kontroll mbi drejtësinë dhe SPAK siç pretendon PD nuk ka sens.

Sepse i bie që Rama ka futur të gjithë të tijtë në burg dhe ka liruar Berishën. Berisha me këtë propozim që ka bërë sot do të thotë që nuk ka më opozitë, nuk i intereson më PD, vetëm interesat e veta. Ia bën këtë ofertë Ramës , i ofrohet Ramës ‘unë do të jem shpëtimtari yt’. Lëvizjet mes PS-PD mes këtyre ditëve, kemi për të kuptuar shumë”, tha Dashnor Sula. Versus.al

Poll