POLITIKË /

Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës tek kandidatët

Manastirliu kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Florjan Binajt.

Shkruar nga Versus

Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e

Në News24 janë publikuar rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga ‘’Notosondaggi’’ para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të parakohshme për bashkinë e Tiranës.

Ky sondazh paraqet prirjet elektorale dhe perceptimin që kanë qytetarët për disa figura publike që mund të shihen si kandidatë potencialë për kryetar bashkie, pas përfundimit të mandatit të Erion Veliajt. Sipas rezultateve të deritanishme, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gëzon nivelin më të lartë të besimit ndër qytetarët e Tiranës duke kryesuar lehtë ndaj Florjan Binajt.

Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e

30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,

51% “nuk kanë besim”,

ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.

Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e

Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj, me:

28% “kanë besim”,

50% “nuk kanë besim”,

dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.

Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e

Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

11% që kanë besim,

63% që nuk kanë besim,

dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt. Versus.al

Poll