AKTUALITET /

Në maj vr*u gruan, turisti amerikan gjendet i varur brenda qelisë në burgun e Shkodrës

Nga ëndrra në tragjedi, fillimisht Brandon Saporito vrau gruan e tij pas konfliktit për motive të dobëta dhe sot u gjet i vetëvarur në qelinë e paraburgimit.

Shkruar nga Versus

Në maj vr*u gruan, turisti amerikan gjendet i varur brenda qelisë

Brendon Saporito, turisti amerikan i arrestuar më 2 maj të këtij viti për vrasjen e gruas së tij amerikane, është gjetur i vetëvarur brenda qelisë së paraburgimit të Shkodrës.

Ngjarja e rëndë është njoftuar nga të burgosurit e tjerë dhe më pas stafi mjekësor i urgjencës i dha ndihmën e parë, por fatkeqësisht i paraburgosuri nuk arriti të mbijetonte.

Ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit me burg për shkak të veprës penale ‘’vrasje për shkak të marrdhënieve familjare’’. Ai ishte sjellë në këtë institucion më 4 maj të këtij viti ku priste ecurinë e procesit gjyqësor ndaj tij.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 2 maj të 2025-ës në lagjen Gjuhadol ku çifti amerikan po kalonin pushime në një banesë të marrë me qira. Pas një debati mes tyre, 57 vjeçari e goditi disa herë me thikë gruan e tij Sandra Saporito e cila ndërroi jetë në vend. Më pas në dëshminë e tij, autori kishte deklaruar se kishin qenë të dy të dehur. Versus.al

 

 

Poll