
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Korçë ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte me benzinë bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci.
Është bërë me dije se ai ka telefonuar para ngjarjes bashkëshorten e tij dhe i ka kërkuar që të dalë nga shtëpia, pasi kishte për të diskutuar diçka.
Ato janë ulur pranë shkallëve të një banese private shumë metra poshtë asaj që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj.
Aty ndodhi edhe ngjarja e rëndë ku krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën.
Pas kësaj Melisa ka trokitur menjëherë në derën e shtëpisë që ishte pranë për të kërkuar ndihmë, të cilën e mori nga një e moshuar 65-vjeçare.
Ajo arriti t’i heqë rrobat që kishte veshur, e mjekoi me mjete rrethanore që ndodheshin në shtëpi dhe pasi e ka veshur me rroba të tjera ka njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë.
Autori dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur gjatë kryerjes së aktit të rëndë, ndërkohë që ende ndodhet në arrati, pasi nuk është bërë e mundur vënia e tij në pranga.
Sipas burimeve Bledar Trëndafili ka bërë edhe 3 takime të mëparshme pranë banesës së bashkëshortes së tij për t’i kërkuar të heqë dorë nga divorci.
Teksa ky i fundit është në kërkim, Melisa Trëndafili ndodhet në QSUT ku po merr mjekimin e nevojshëm nga mjekët e repartit te djegie plastikës./ Versus.al







