AKTUALITET /

"Nuk ishte shkëndijë elektrike", pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi rreth 150 mijë euro

Deri më tani dyshimet janë se zjarri që shkrumboi restorantin në Fier, mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Shkruar nga Versus
"Nuk ishte shkëndijë elektrike", pronarja e restorantit
Pronarja e restorantit, Aida Gjeçaj

Ekspertët kanë përjashtuar mundësinë që shkak për shkrumbimin e restorantit në Theth të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Restoranti rezulton në pronësi të Petrit Gjeçajt i cili është edhe agjent i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bashkëshortja e tij Aida Gjeçaj ka thënë se duke qenë se një mundësi e tillë është hedhur poshtë nga ekspertët, atëherë dyshon që zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Megjithatë tha se nuk ka dyshime tek asnjë person pasi nuk ka patur konflikte. Sipas saj, dëmi i shkaktuar nga djegia e restorantit, shkon deri në 150 mijë euro, ndërsa thekson se investimi përfundoi vitin e kaluar.

“Ja lëmë drejtësisë në dorë ta zbardhë çështjen”- u shpreh mes të tjerash pronarja e lokalit. Versus.al

Poll