POLITIKË /

“S’jemi zero”, kryebashkiaku i Kavajës ‘ngre krye’ para Ramës, kryeministri: Ti je demokrat

Shkruar nga Versus
“S’jemi zero”, kryebashkiaku i Kavajës ‘ngre
Fisnik Qosja dhe Edi Rama

Në mbledhjen që u duk si një ‘reshtim’ që Rama u bëri kryebashkiakëve të vendit të cilët dëgjonin kryeministrin duke mos arritur të kishin ndonjë argument për kundërshti, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja u ngrit për të dhënë shifra lidhur me procesin e legalizimeve.

Rama e priti me të qeshura ndërhyrjen e tij të cilit i përmendi për batutë faktin që është i zgjedhur nën siglën e PD.

Fisnik Qosja: Kemi 60 matje dhe janë 20 vendime legalizimesh kështu që nuk jemi zero. Nuk jemi aty ku duhet, por zero jo.

Rama: O zero zero, ti je demokrat komplet (qesh). Nejse këto zerot që janë këtu duhen rikalkuluar sepse mbase ka mosrakordim të informacionit. Versus.al

Poll