
Altin Sinomati, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij Selavdi Shehaj më 20 shtator të vitit 2020, është arrestuar së fundmi në Abu Dhabi.
37 vjeçari Sinomati i njohur ndryshe si “Aldo” ose “Il Lungo” dyshohet të ketë qenë porositësi i shqiptarit Shehaj në plazhin e Torvainicas të Italisë. Hetimet e autoriteteve italiane zbuluan krimin e rëndë nëpërmjet zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin “SkyEcc”.
Krimi ndodhi për një dërgesë të humbur të kokainës. Ndërsa Sinomati akuzohet se ka paguar me 150 mijë euro Raul Esteban Calderon për të vrarë Shehajn. Po ashtu në pranga për këtë ngjarje ka rënë edhe Enrico Bennato si bashkëpunëtor. Sinomati pritet të ekstradohet në Itali ku do të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tij nën dyshimin e porositjes së vrasjes së bashkëkombasit. Versus.al







