
Lidhur me përgjimet që i janë bërë kryebashkiakut Erion Veliaj në qelinë eparaburgimit të Durrësit, ku mbahet i arrestuar, kreu i PD Sali Berisha tha se kur Veliaj e mori vesh desh humbi ndjenjat në gjykatë.
Sipas Berishës, përgjimi i Veliajt është bërë pabesisht me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja i cili pasi e takoi në qeli kryebashkiakun dha direktivat për vendosjen e çmikave.
“Megjithatë edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij. Njeri më të pabesë e më të zi në shpirt se ai nuk ka. I ka shkuar natën si mik duke iu lëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu është pjesë e këtij kurthi. Kur u ul Erioni në bankën e gjykatës dhe prokurori tha se kemi një dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fiktë, as gëk as mëk. Ua them me përgjegjësi se nuk e priste të ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dhënë çdo garanci. Në asnjë rast, pabesia nuk shpërblehet”- deklaroi kryedemokrati. Versus.al







