AKTUALITET /

Përleshja fizike te “Sami Frashëri”, nis hetimi ndaj 6 personave, mes tyre 3 të mitur

Pas sherrit masiv te Gjimnazi 'Sami Frashëri" në kryeqytet, Policia ka proceduar penalisht 6 persona, mes tyre edhe 3 të mitur, të moshës 17 vjeç.

Shkruar nga Versus

Përleshja fizike te “Sami Frashëri”, nis hetimi ndaj 6

Pas sherrit masiv te Gjimnazi 'Sami Frashëri" në kryeqytet, Policia ka proceduar penalisht 6 persona, mes tyre edhe 3 të mitur, të moshës 17 vjeç.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin”-njofton Policia e Tiranës.

Sipas policisë ata janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin në Rrugën e Barrikadave. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Versus.al/

Poll