
Një aksident i shumëfishte ndodhi pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku gjashtë automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë trafiku i rënduar dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë mes mjeteve.
Përplasja e mjeteve ndodhi në një segment me fluks të lartë qarkullimi, duke sjellë bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë rrugë.
Shoferët nuk kanë mundur të frenojnë në kohë, duke shkaktuar përplasje të shumëfishta.
Raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa disa persona kanë pësuar lëndime të lehta./Versus.al

