AKTUALITET /

Përplasi me makinë 3 vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja në Tiranë

Shkruar nga Versus

Përplasi me makinë 3 vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja,

Policia e Tiranës ka njoftuar për një sërë veprimesh dhe arrestimesh të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Mes tyre edhe arrestimin e një 44 vjeçareje me inicialet R.S e cila teksa qarkullonte në rrugën “Hekuran Deda” ka përplasur një fëmijë 3 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa 44 vjeçarja është shoqëruar në komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll