Durrës- Policia ka arrestuar në flagrancë 18 vjeçarin G.Gj pas aksidentit fatkeq mbrëmjen e djeshme në Gjirin e Lalzit ku përplasi për vdekje një 8 vjeçare sllovake.
E mitura ndodhej në Shqipëri për pushime bashkë me prindërit e saj ndërsa gjeti vdekjen teksa po kalonte rrugën në aksin “Maminas Gjiri i Lalzit”.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”- njofton policia. Versus.al








