Ka shkuar në 64 numri i studentëve të Akademisë së Sigurisë të cilët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas helimit me ushqimin e servirur nga kompania “Sori AL” e Alma Tafanit.
Përgjatë orëve të mbrëmjes 4 studentë të tjerë u paraqitën në QSUT me të njëjtat simptoma si kolegët e tyre.
Ndërkohë prokuroria dhe policia e Tiranës vijojnë hetimet për të nxjerrë përgjegjësin nga ky rast i përsëritur me kompaninë “Sori AL” që pretendoi dje se institucioni porosiste ushqim edhe nga biznese të tjera dhe se edhe kjo gjë duhej të bëhej pjesë e hetimit.
Rreth dy muaj më parë pas helmimit të mbi 50 studentëve, AKU mori vendimin për gjobitjen e Sori AL me 1.5 milionë lekë dhe mbylljen e aktivitetit. Megjithatë kompania ka vijuar të operojë dhe të dërgojë ushqim me katering në institucionin e Akademisë së Sigurisë. Versus.al

