AKTUALITET /

Plagosi drejtorin e ERE, 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për vendodhjen e Goxharës

Policia ka vendosur shpërblim për këdo që jep informacion për vendodhjen e Erion Goxharës

Shkruar nga B.SH

Plagosi drejtorin e ERE, 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion

Policia e Tiranës ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për vendodhjen e kolegut të tyre Erjon Goxharës pasi akuzohet se plagosi drejtorin e ERE, Lorenc Kosta.

Plagosja sipas informacioneve të policisë ka ndodhur për motive të dobëta pasi Goxhara dyshonte se 45 vjeçari, Kosta kishte lidhje me gruan e tij.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, ku dhe i është nënshtruar një operacioni dhe sipas informacioneve jeta e tij është jashtë rrezikut.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në afëri të një marketite rrethrrotullimi i Komunës së Parisit.

 

Poll