Live Updates /

Plumba te 'Komuna e Parisit'/ I ngacmoi gruan, oficeri i policisë plagos drejtorin e ERE-s. Të gjitha detajet

*Plagosje për motive të dobëta, policia jep detaje për ngjarjen te Komuna e Parisit *VIDEO+EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri te 'Komuna e Parisit', identifikohet i plagosuri, autori efektiv policie *Vocaj: "Erion Goxhara në gjendje të rënduar psikologjike pas plagosjes, rrezik të vetëvritet..." * Burime bëjnë me dije se Lorenc Kosta i qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta nga ish- efektivi i Shqiponjave është Drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike.

Shkruar nga M.H

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Plagosje për motive të dobëta, policia jep detaje për ngjarjen te Komuna e Parisit *VIDEO+EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri te 'Komuna e Parisit', identifikohet i plagosuri, autori efektiv policie *Vocaj: "Erion Goxhara në gjendje të rënduar psikologjike pas plagosjes, rrezik të vetëvritet..." * Burime bëjnë me dije se Lorenc Kosta i qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta nga ish- efektivi i Shqiponjave është Drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike.

5 Postime
6 MUAJ ME PARE

"Drejtor në ERE"/ Ky është 45-vjeçari që u plagos nga polici me armë për shkak të xhelozisë

Plumba te 'Komuna e Parisit'/ I ngacmoi gruan, oficeri i policisë

Lorenc Kosta, 45-vjeçar i cili u plagos sot në mesditë në Komunën e Parisit në Tiranë, është identifikuar si drejtori i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike.

Në një përshkrim të vetes së tij në Linkedin, Kosta shkruan se është profesionist në zbatim e projekteve me një histori të demonstruar në punë e tij në industrinë e prodhimit të energjisë elektrike.

“I aftë në negociata, aftësi analitike, energji, energji të rinovueshme dhe prokurim.

Profesionist i fortë me profil inxhinierik me diplomë Inxhinier i fokusuar në Instalim/Instalues ​​të Transmetimit Elektrik dhe të Energjisë nga Universiteti Politeknik i Tiranës”, shkruan Lorenc Kosta në përshkrimin e tij për punën që bën.

Bëhet me dije se plagosja ndodhi për shkak të një konflikti të lidhur me xhelozinë.

Sipas informacionit të marrë Kosta dyshohet se ka ngacmuar partneren e ish-komandantit të njohur të “Shqiponjave”, Erjon Goxhara.

Kjo ngjarje ka çuar në përballjen e dhunshme, gjatë së cilës Goxhara ka përdorur armën e shërbimit për të plagosur Kosta.

Në këtë moment, Kosta ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar për lëndimet që ka marrë.

Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim Erjon Goxharan dhe janë duke punuar për kapjen e tij. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe forcat e rendit po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

6 MUAJ ME PARE

Ngjarja te Komuna e Parisit/ E qëlloi 5 herë dhe më pas i bëri foto, efektivi i policisë plagos drejtorin e ERE-s

Plumba te 'Komuna e Parisit'/ I ngacmoi gruan, oficeri i policisë
Erjon Goxhara

Komuna e Parisit u tronditën mesditën e sotme nga shtënat me armë ku efektivi i Policisë, Erjon Goxhara qëlloi me armë zjarrin 45 vjeçarin Lorenc Kosta, Drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike, pranë ERE.

Sipas burimeve Lorenc Kosta ka qënë duke ecur në këmbë në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi  i Komunës së Parisit në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi.

Mësohet gjithashtu se Goxhara i bëri foto 45-vjeçarit teksa qëndronte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar nga gjaku.

Dyshohet se Lorenc Kosta i kishte ngacmuar partneren efektivit Erjon Goxhara dhe më pas ky i fundit ka ndërmarrë aktin ekstrem duke i bërë atentat me armë zjarri.

I plagosuri Lorenc Kosta dhe partnerja e efektivit mësohet se punonin tek Enti Rregullator i Energjisë.

Erjon Goxhara është efektiv tek Drejtoria e Kufirit në Laprakë, ndërsa më parë ka punuar efektiv tek Forcat ‘Shqiponja’./Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Vocaj: "Erion Goxhara në gjendje të rënduar psikologjike pas plagosjes, rrezik të vetëvritet..."

Plumba te 'Komuna e Parisit'/ I ngacmoi gruan, oficeri i policisë

Efektivi i policisë kufitare Erion Goxhara është në gjendje të rënduar psikologjike pas plagosjes së Lorenc Kostës. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i policisë së Tiranës Tonin Vocaj, i cili pohoi se ka patur një komunikim telefonik me autorin e shpallur tashmë në kërkim.

Kreu i policisë vendore, Tonin Vocaj, zbuloi se po negociohet me autorin e krimit për tu dorëzuar, pa e përkeqësuar më shumë gjendjen e tij psikologjike. Vocaj nuk e fshehu drojen se Goxhara mund të kryej dhe një akt vetëvrasje në këto kushte.

Plumba te 'Komuna e Parisit'/ I ngacmoi gruan, oficeri i policisë

Sipas Vocaj, efektivi ka kryer plagosjen e Lorenc Kostës me shumë gjasa më armën e shërbimit, por jashtë orarit të punës. Efektivi i policisë së kufirit nuk ishte në shërbim këtë paradite, kur kreu plagosjen e 45 vjeçarit Kosta. 

Më tek kreu i policisë vendore të Tiranës, saktësoi se ngjarja e ndodhur për motive të dobëta, në afërsi të një supermarketi në zonën e Komunës së Parisit, nuk ka patur për qëllim vrasjen e 45 vjeçarit, pasi siç saktësoi oficeri i lartë i karrierës, autori i krimit ka qëlluar shënjestrën e tij në pjesën e poshtme të gjymtyrëve.     

6 MUAJ ME PARE

Plagosje për motive të dobëta, policia jep detaje për ngjarjen te Komuna e Parisit

Plumba te 'Komuna e Parisit'/ I ngacmoi gruan, oficeri i policisë
Pamje nga vendngjarja

Policia ka bërë njoftim zyrtar për sa i përket plagosjes me armë zjarri mesditën e sotme, në kompleksin 'Kika 2'.

I plagosuri, Lorenc Kosta dyshohet se ka ngacmuar partneren e efektivit të policisë, Erion Goxhara çka ka çuar edhe në agravimin e situatës.

45-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe raportohet se ndodhet në sallën e operacionit, e sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori, polic i Drejtorisë së Kufirit ende nuk është arrestuar.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

VIDEO+EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri te 'Komuna e Parisit', identifikohet i plagosuri, autori efektiv policie

Plumba te 'Komuna e Parisit'/ I ngacmoi gruan, oficeri i policisë
Autori i dyshuar, Erjon Goxhara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur 'Komuna e Parisit', në kompleksin 'Kika 2' ku ka patur të shtëna me armë zjarri, e si pasojë ka mbetur i plagosur Lorenc Kosta.

Autor i kësaj ngjarjeje mësohet të ketë qenë Erjon Goxhara, efektiv policie.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndonëse nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, përveçse është parë i plagosur në trotuar./Versus.al

 

Poll