AKTUALITET /

Po kryente rolin e transportuesit, zbulohen detaje të reja nga grabitja e taksistit në ish-Bllok

Taksisti ishte duke kryer rolin e transportuesit, dhe vetëm pak çaste më parë kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një pikë e këmbimit valutor për ta dërguar në bankë.

Shkruar nga Versus
Po kryente rolin e transportuesit,  zbulohen detaje të reja nga grabitja e
Foto ilustruese

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e një taksisti në pasditen e djeshme në zonën e ish-bllokut.

Dy autorë të paidentifikuar nga policia kanë arritur në marrin një shumë të konsiderueshme parash nga taksia, duke i thyer xhamat e makinës.

Mësohet se taksisti ishte duke kryer rolin e transportuesit, dhe vetëm pak çaste më parë kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një pikë e këmbimit valutor për ta dërguar në bankë.

Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona që lëvznin me motor i janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin e pasëm, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.

Ndërsa në njoftimin e saj policia shprehet se grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./Versus.al

Poll