
Policia u vu në ndjekje të dy shqiptarëve të cilët nuk ndaluan në postobllokun e policisë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së hënës në zonën periferike të Ponte Lambro, aty ku një automjet tip Audi Q7, i marrë me qira, brenda të cilit ndodheshin dy shqiptarë nuk iu bind urdhrit të policisë në një postobllok duke u larguar me shpejtësi.
Menjëherë është organizuar ndjekja nga efektivi Imprezzabile me motor të shërbimit, i mbështetur edhe nga patrulla të Policisë Rrugore. Më tej rreth orës 21:00 në rrethana të pazbardhura ende, polici humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua në rrugën “Via Milano”, më tej ai u transportua me urgjencë drejtë spitalit të zonës por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Sot automjeti i përdorur nga shqiptarët është gjetur i braktisur në Pioltello, rreth 10 kilometra larg vendit të aksidentit. Pak më vonë, autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e mjetit së bashku me një person tjetër në provincën Monza e Brianza, gjatë një operacioni të përbashkët të policive lokale. Versus.al

