Fati i 28 vjeçarit australian Cameron Twiss i cili është zhdukur në Valbonë prej 13 tetorit të vitit të kaluar, mbetet ende enigmë. Së fundmi në emisionin me “Zemër të Hapur” janë publikuar mesazhet që i riu australian i kishte shkruar për herë të fundit vëllait të tij Stewart.
“Flasin shqip. Mendova se do të vdisja”, ka shkruar 28 vjeçari në mesazhin e tij, ku e informonte të vëllain se po darkonte me 5 shqiptarë.
Në mesazhin pasardhës, ai i shkruan vëllait të tij se shqiptarët po komunikonin në gjuhën e tyre dhe se kishte arritur të kuptonte se po flisnin për çmimin e apartamenteve në Nju Jork.
“Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në New York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua”, vijon i riu.
Mesazhet e Cameron me vëllanë e tij:
Cameron: Kisha një darkë të çudishme me një familje me 5 shqiptarë, me një ushqim të mirë. Të gjithë flisnin shqip. Mund të flisnin anglisht por folën në gjuhën e tyre. Teksa po haja darkë dëgjova një nga ata që thotë: “biznes si zakonisht”, çmimi nuk është i njëjtë, nuk janë çmimet normale, por mund të kompensohet me pak ajër që është i mirë”. Në këtë moment, mendova se do të vdisja.
Mesazhi i vëllait: Flet shqip ti? (Qesh)
Cameron: Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në Neë York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua.
Mesazhi i Cameron Twiss me familjarët e tij mban datën 12 tetor 2024, ora 22:49 minuta. Të nesërmen e 13 tetorit, ai largohet nga Valbona në orën 5 të mëngjesit së bashku me 50 persona të tjerë, të apasionuar pas hiking, por rrugës ndahet nga grupi dhe udhëton në drejtim të Thethit.
Për zhdukjen e të riut australian kanë shkruar edhe mediat e huaja të cilat shprehen se kanë shumë pak shpresa për gjetjen e tij. Versus.al







