AKTUALITET /

Prekëse/ Fjalët e fundit të italianes që u aksidentua për vdekje nga bashkëshorti shqiptar

Tre fëmijët, historia me 25- vjeçarin shqiptar Ali Hoxha dhe testi në Facebook: “Do të vdesësh në aksident”

Shkruar nga Versus

Prekëse/ Fjalët e fundit të italianes që u aksidentua

“Kujdes, dashuri...”, i kishte thënë partnerja e tij Ali Hoxhës para se makina të përmbysej, duke shuar një jetë dhe duke shkatërruar një familje. Gjyqtari i hetimeve paraprake mori sot në pyetje Ali Hoxhën, 25 vjeçarin shqiptar, të arrestuar me akuzën e vrasjes me automjet.

“Nuk dua lehtësime. Nëse kam gabuar, do paguaj çmimin”. Janë fjalët mes lotësh të Ali Hoxhës, 25-vjeçarit me origjinë shqiptare që drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin tragjik të mbrëmjes të së premtes në Fondi (Lazio) të Italisë. Nga përplasja humbi jetën partnerja e tij 24-vjeçare Mariagrazia Bedin dhe u plagos djali i tyre 6 muajsh së bashku me motrën e shqiptarit.

Pikërisht këto fjalë i riu, i cili akuzohet për vrasje rrugore, ia tha avokatit të tij mbrojtës, para marrjes në pyetje nga hetuesit dhe konfirmimit të masës së sigurisë, atë të arrestit në shtëpi.

Ndërsa para hetuesve 25-vjeçari rrëfeu se po i jepte makinës në një rrugë me shumë kthesa dhe në një moment kujtoi fjalët e Maria Grazia-s e cila i tha “bëj kujdes i dashur”, pasi pa hijen e një kafshe. Nga ai moment shqiptari tha se nuk mund të kujtonte më asgjë.

Prekëse/ Fjalët e fundit të italianes që u aksidentua

Pasi u dërgua në spital për ndihmë mjekësore Hoxha u arrestua nga policia pasi rezultoi se i jepte makinës nën efektin e drogës e alkoolit.

Prekëse/ Fjalët e fundit të italianes që u aksidentua

Ndërkohë mediat italiane kanë vënë në dukje një tjetër detej, që sot duket rrënqethës. Në rrjetet e saj sociale, e ndjera ka bërë një test sesi do të vdiste dhe përgjigjja është gati shokuese: "Në një aksident rrugor". E vetmja gjë që duhet rregulluar është data, e cila, fatkeqësisht nuk ishte siç ishte parashikuar në testin e Facebook, në vitin 2090, por në 2024 e duke lënë pas një dhimbje pafund dhe tre fëmijë fare të vegjël jetimë.   

Prekëse/ Fjalët e fundit të italianes që u aksidentua

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: