
Pas pretendimit të hakerave iranianë për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, vetë institucionet kanë reaguar duke thënë informacion për mediat.
Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik, por faqja e internetit që menaxhohet nga KLGJ, bën me dije reagimi.
“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Larte, nuk ka pesuar sulm kibernetik, por sipas protendimeve te Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj, dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”- thuhet në reagim.
Ndërsa institucioni i prokurorisë së përgjithshme thekson se verifikimet e kryera deri më tani nuk tregojnë se ka patur ndonjë kompromentim të të dhënave tek hakerat iranianë.
“Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”- thotë prokuroria. Versus.al


