AKTUALITET /

“Pronën e kam me çertifikatë, por s’ma japin”, protestuesja: Kam 5 vjet, zvarritem gjykatave

Qytetarja tha se ka edhe probleme shëndetësore dhe ka kryer disa operacione e është në pamjaftueshmëri për të siguruar paratë e ilaçeve

Shkruar nga Versus

“Pronën e kam me çertifikatë, por s’ma

Një prej fjalimeve të mbrëmjes së sotme në sheshin para Kryeministrisë ishte dhe ajo e një qytetareje e cila me lot në sy ka treguar luftën që ka bërë për të marrë pronën e saj.

 Ajo tha se prej 5 vitesh burokracitë e kanë detyruar të trokasë në shumë dyer, në polici dhe gjykata pasi nuk po e gjen dot të drejtën për pronën e saj.

Qytetarja tha se ka edhe probleme shëndetësore dhe ka kryer disa operacione e është në pamjaftueshmëri për të siguruar paratë e ilaçeve.

“Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori. E kam pronën me certifikatë dhe nuk ma jep gjykata. Shkoj dhe na përdorin si kafshë. Ky shteti i jonë, nuk na mbron

O popull i nderuar, të heqim këtë shtet që nuk na jep asnjë të drejtë. Populli vuan si qeni. Nuk më dalin lekët për ilaçe, kam bërë tre operacione, në zemër e mëlçi. Jam në gjyqe, në polici, gjykata, ndaj kërkoj dorëheqje”, tha ajo mes lotësh./Versus.al

Poll