
Qytetarët janë mbledhur këtë mbrëmje në sheshin para Kryeministrisë, në ditën e 48 të revoltës së tyre,
Ata kanë paralajmëruar protestë të madhe sërish para Parlamentit, të enjten e ardhshme.
Organizatorët kanë njoftuar se tubimi i radhës nuk do të mbahet në orët e pasdites, siç ka ndodhur deri më tani, por paradite, në të njëjtën kohë me seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.
Nga podiumi i protestës para Kryeministrisë, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin e 23 korrikut, duke argumentuar se prania e tyre gjatë zhvillimit të seancës plenare do të ketë më shumë ndikim.
Sipas tyre, vendimi për ndryshimin e orarit është marrë pas konsultimit me protestuesit, ndërsa synimi është që qytetarët të jenë përballë Parlamentit në momentin kur deputetët do të zhvillojnë seancën e fundit përpara pushimeve verore./Versus.al

