
I pyetur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi mbi një letër që sipas tij kyeministri Edi Rama ia ka dërguar Altin Dumanit për Xibrakën, kreu i SPAK mohoi të kishte diçka të tillë.
Ai theksoi se me secilin titular institucioni ka marrëdhënie vetëm institucionale dhe se nuk merrte dhe nuk jepte mesazhe ndaj askujt.
Bardhi: Rama përmes një funksionari publik iu ka përcjellë një mesazh privat që çështja Xibraka të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të di përgjigjien që i keni përcjellë kryeministrit për këtë çështje, a jepni ju garanci se kjo çështje do hetohet pa ndikuar askush?
Dumani: Lidhur me kryeministrin apo çdo titular institucioni marrëdhëniet e mia si drejtues janë vetëm institucionale. Nuk marr e nuk përcjell asnjë lloj mesazhi, vetëm respektoj detyrën time. Versus.al







