Byniamin Hajron është dënuar me 25 vite burg, pas akuzave ndaj tij për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin pasi viktimat u dogjën të gjallë.
Ky vendim erdhi pas pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Eni Çulli, I cili kërkoi denim maksimal për të akuzuarin.
Hajro po ashtu njihet si kreu i Bandës famëkeqe të Vakëfit.
Ai ndodhej në masën e arrestit shtëpiak deri më sot, pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Megjithatë, Gjykata vendosi rivendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg,” duke e rikthyer atë në qeli. /Versus.al/







