AKTUALITET /

Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, kalon për gjykim kreu i grupit kriminal 'Hajri' në Shijak

Jan Prenga u pa për herë të fundit i pajetë në kamerat e sigurisë së resortit në pronësi të Altin Hajrit, më pas trupi i tij nuk u gjet më kurrë.

Shkruar nga Versus
Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, kalon për
Altin Hajri, në kërkim për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës

GJKKO ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, kreut të grupit kriminal që vepronte në Shijak. Hajri akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020.

Gjykimi për Hajrin do të bëhet në mungesë pasi ende nuk është arrestuar. Grupi i tij është ndarë në disa pjesë. Më herët gjykata dënoi Festim Bexhdilin me burgim të përjetshëm ndërsa ka nisur gjykimi për ‘lordin” e drogës Dritan Rexhepin i cili u arrestua vitin e kaluar në Turqi.

Procesi i gjykimit për të pandehurit e tjerë është drejt fazave të fundit.

Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, kalon për
Jan Prenga

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz për shkak se grupi kriminal dyshonte se vëllai i tij kishte vjedhur një sasi droge në Angli. Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij në automjetin tip “Range Rover”, ai humbi jetën rrugës për në një resort në Shijak aty ku shikohet i pajetë për herë të fundit nga pamjet e kamerave të sigurisë. Trupi i tij nuk është gjetur as sot e kësaj dite.

Altin Hajri kreu i grupit kriminal Hajri në Shijak cilësohet si një prej kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe rezulton të jetë ndër personat më të kërkuar edhe në Itali pas operacionit të zhvilluar në 2015-ën ku u kapën 450 kg drogë, mes tyre 206 kg heroinë.

Së bashku me vëllain e tij Emiljano Hajri, Altini zotëron kompleksin “Golden” në Shijak ku kanë edhe bazën e veprimtarisë së tyre kriminale.

Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, kalon për
Dritan Rexhepi, "mbreti i drogës"

Si porositës i vrasjes së Jan Prengës është arrestuar Dritan Rexhepi i njohur me nofkën “mbreti i drogës” për shkak të ngarkesave me tonelata lëndë narkotike nga Amerika e Jugut. Rexhepi u arrestua Turqi në nëntor të vitit të kaluar ndërsa ekstradimin e tij e kanë kërkuar edhe shtete si Belgjika dhe Italia ku gjithashtu ishte i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale. Versus.al

Poll