Qarku i Kukësit është një prej zonave ku ka patur reshje të dendura shiu përgjatë dy ditëve të fundit. Në rrugët nacionale rreziku mbetet i lartë. Situata më kritike mbetet në urën e fshatit Orgjost ku njëra prej këmbëve mbajtëse është dëmtuar dhe po ashtu në njësitë Zapod, Cërnalevë dhe Oreshkë janë bllokuar disa rrugë.
Në aksin Kukës-Shishtavec ka patur rrëshqitje gurësh që kanë bllokuar rrugën.
Në bashkinë Has, problem mbetet rezervuari Helshan 2, pranë të cilit ndodhet edhe një shkollë. Sa i përket energjisë elektrike, i gjithë qarku furnizohet normalisht përveç Njësive Administrative Zapod, Shishtavec dhe Topojan (Bashkia Kukës). Versus.al

