Tiranë- Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kopsitur dosjen për të çuar në gjyq biznesmenin e njohur Julian Morina, pronar i kompansë “Xheluks Construksion” nën akuzën e kryerjes së veprës penale “ndërtim pa leje”.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se kompania e Morinës gjatë viteve 2021-2024 tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbimi.
“Më konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500m2”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Nga kontrollet në terren, u zbulua edhe një objekt i ri me 7 kate dhe 2 kate nën tokë i ndërtuar pa leje me sipërfaqe totale 4622 m2. Gjithashtu u tejkalua leja e ndërtimit edhe në ndërtesat e tjera në këtë zonë, duke shtuar sipërfaqe në lartësi dhe volum me 3065 m2 më shumë sesa ishte leja e siguruar.
Një tjetër tejkalim i lejes së ndërtimit nga kompania e “Lul” Morinës është regjistruar edhe në rrugën e Elbasanit, ku ka pasur një shtesë ndërtimi prej 5866 m2. Në total, kompania e biznesmenit Morina dyshohet se ka tejkaluar lejen e ndërtimit me një sipërfaqe totale prej 15.974.88m2. Versus.al







